RajoniTop Lajme

Osmani: Së shpejti flamuri i Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës nga Komiteti i Ministrave.

Ajo ka thënë se flamuri i Kosovës së shpejti do të do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës.

Osmani përmes një reagimi në Facebook ka falënderuar vendet mike për mbështetje.

“Së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës. Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar Osmani.