MaqedoniTop Lajme

Punëtorët mesazh funksionarëve: Për vete rritët rrogat për 78%, neve na bindni se mjaftojnë 2000 denarë, do përballeni me popullin!

Shpërndaje

Punëtorët janë të hidhëruar me funksionarët të cilët morën rritje të rrogave prej 78% ndërsa rrogën minimale e rritin për 2000 denarë.

Gjatë fjalimit të Darko Dimovski ata brohorisnin “Ua” përderisa ai fliste për rrogat e funksionarëve.

“Sot do t’ju drejtohemi atyre që rritën rrogat për 78% ndërsa neve na bindnin se 2000 denarë mjaftojnë. E pra nuk mundet kështu. Duhet të kemi edhe ne rritje prej 78% sikurse ata. Do të përballen me popullin për shkak se nuk po kujdesen për punëtorët”, tha Dimovski.

Marshi protestues vazhdon nga selia e Lidhjes së Sindikatës, para Kuvendit dhe para Qeverisë.