Seanca konstituive e grupit punues për reforma në legjislacionin zgjedhor
Grupi punues për reforma në legjislacionin zgjedhor ka mbajtur seancën konstituive. Kryetar i grupit punues është Aleksandar Novakovski, ekspert dhe ish-kryetar i KShZ-së. Ky grup punues do të ketë për detyrë zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe do të punojë në Kodin e ri Zgjedhor. Ky proces është gjithëpërfshirës dhe në të janë përfshirë përfaqësues të partive politike, organizatave joqeveritare, sindikatave, ministrive dhe organeve përgjegjëse për zbatimin e procesit zgjedhor.
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe zëvendësministrja, Viktorija Avramovska Madiq, anëtarëve të grupit punues u dëshiruan punë të suksesshme. Ministri Lloga dërgoi apel deri te VMRO-DPMNE që t’i bashkëngjiten grupit punues dhe nëpërmjet të procesit debatues dhe diskutues t’i parashtrojnë të gjitha propozimet dhe iniciativat për reforma në legjislacionin zgjedhor.