BotaTop Lajme

Nga kjo verë KE lejon thirrjet dhe përdorimin e Wifi-së në aeroplanë

Shpërndaje

Duke nisur nga kjo verë, mund të telefonojmë dhe të lidhemi me internet edhe gjatë fluturimeve me avion. Komisioni Evropian i ka dhënë dritën jeshile përdorimit të pajisjeve elektronike në avion, duke përfshirë smartphonë, smartwatch, tablet dhe laptop, e duke përditësuar ligjin e vitit 2008 dhe duke i dhënë kohë vendeve anëtare që të përgatiten teknologjikisht brenda 30 Qershorit 2023.

Pra edhe një ndër të paktat zona pa telefon, tashmë nuk do të jetë më kështu. Pasagjerët në flutuirm në brendësi të hapësirës së BE, mund të përdorin telefonat nëpërmjet antenave të instaluara në tokë teksa janë në kuota të ulëta në fluturim. Ndërsa në kuota të larta kjo do të bëhet e mundur vetëm tek avionët që do të aktivizojnë shërbimin Picocell, që fuksionon falë një antene të montuar e cila lidh rrjetin mobil tokësor me atë satelitor, duke sjellë sinjalin brenda në kabinë.