Tragjedia për një çertifikatë vaksine/ Zbulohet letra e lamtumirës që gjermani la pasi vrau gruan, tre fëmijët e mitur dhe veten

Shpërndaje

Quajeni si të doni; shok, tmerr, çmenduri!

Zbardhen të tjera detaje për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Gjermani disa ditë më parë. Një burrë vrau gruan, tre fëmijët e tij dhe më pas veten për një certifikatë vaksine ta falsifikuar.

Policia gjeti dy prindërit, të dy 40 vjeç dhe tre fëmijë të moshës katër, tetë dhe 10 vjeç të vdekur nga plagët me armë zjarri në një shtëpi në Koenigs Wusterhausen në jug të Berlinit të shtunën e kaluar.

Sipas hetimeve, policia gjeti një shënim lamtumire në banesë të lënë nga kryefamiljari që kreu aktin e rëndë. Ai shkruante se kishte falsifikuar një certifikatë vaksinimi për gruan e tij. Punëdhënësi i saj e kishte marrë vesh, dhe për pasoijë çifti frikësohej se do të arrestoheshin dhe do të humbnin fëmijët e tyre, tha prokurori Gernot Bantleon për Reuters.

Policia u njoftua pasi u alarmua nga dëshmitarët që kishin parë trupa të pajetë në banesë, thanë policia dhe prokurorët të shtunën.

Ngjarja e tmerrshme vjen pasi Gjermania ka forcuar kufizimet duke u përpjekur për të frenuar një valë të katërt të pandemisë së koronavirusit. Nga muaji i kaluar, punonjësve u është kërkuar të tregojnë se janë vaksinuar, shëruar ose test negativ për COVID-19.