Miratohen ndryshimet në Ligjin për tatimin në pronë të paluajtshme

Shpërndaje

Kuvendi miraton projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin për tatimin në pronën e paluajtshme

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar sot projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme.

Për miratimin e këtij projektligji sot është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme, raporton Klan Kosova.

“Kuvendi miratoi propozimin për shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.08/L-224 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme që ai të bëhet me shmangie nga afatet të cilat i parasheh rregullorja e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Në momentin kur është votuar ky projektligj, në sallë kanë qenë të pranishëm 62 deputetë.