Shkodër/ Autorët i shkuan në lokal, mesazhi që i dhanë viktimës para se ta vrisnin në tavolinë

Shpërndaje

Prekë Tonaj është një tjetër viktimë e hakmarrjes në Shkodër. Autorët që e kanë ekzekutuar kanë qenë 2. Ata kanë hyrë në lokalin në fshatin Grudë e Re në ku Tonaj po konsumonte kafenë dhe pasi i janë afruar e kanë qëlluar për vdekje.

Gazetari i Abc Simon Shkreli mëson se para se ta qëllojnë i kanë thënë edhe emrin e personit për të cilin po e vrasin. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:15, në lokalin që ishte në qendër të fshatit.

Autori nuk është identifikuar ende, teksa policia ka ngritur postblloqe, ndërsa ka nisur edhe marrja në pyetje e personave që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes.

Tonaj, punonjësi i Ujësjellës Kanalizime Shkodër, rezulton person me precendet penal, pasi në 2011 është arrestuar sepse së bashku me 2 persona të tjerë, tentuan të vrasin një person për hakmarrje në fshatin Vuksan të Shkodrës.

Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje e 11 viteve më parë ka lidhje me ekzekutimin e sotëm të Tonajt. Burime bëjnë me dije se Prek Tonaj i janë vrarë edhe dy vëllezër vite më parë./abcnews.al

Hakmarrja “fut” në dhe 3 vëllezër, viktima në Shkodër lë pas 4 fëmijë

Hakmarrja “fut” në dhe 3 vëllezër në Shkodër. Prek Tonaj është i treti, ndërsa 2 vëllezërit e tij janë vrarë para vitit 2005.

Burime për gazetarin e Abc Simon Shkreli bëjnë me dije se Tonaj ka lënë pas 4 fëmijë.

Ai u qëllua për vdekje mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Grudë e Re teksa po konsumonte kafe në një lokal. Rreth orës 19:15 autorët të cilët ishin dy i kanë shkuar në tavolinën ku 47 vjeçari ishte ulur dhe e kanë qëlluar për vdekje.

Vrasësit fillimisht janë kujdesur që t’i përcjellin mesazhin para se ta qëllojnë. Abcnews.al mëson se para se ta qëllojnë autorët i kanë thënë emrin e personit për të cilin po e vrasin.

Prek Tonaj, i cili mbeti viktimë e breshërisë së plumbave është baba i 4 fëmijëve. Ai mësohet se ishte punonjës i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër. Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, ndërsa policia njoftoi po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Dyshimet e para janë se pas motiveve të kësaj vrasje fshihet hakmarrja. Kjo pasi në 26 gusht 2011 Tonaj u arrestua së bashku me 2 persona të tjerë, një prej tyre babai i tij, pas dyshimeve se po planifikonin të kryenin në vrasje.

Lexo edhe: Nga vrasja e vëllait, te atentati ndaj hasmit për hakmarrje, e shkuara e 47-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër

Tonajt, vite më parë i kanë vrarë dy vëllezër. Në 2011-n kur u arrestua nga policia ishte bashkë me të atin dhe dyshohet se do të hakmerreshin për familjarët e tyre. Nuk dihet nëse vrasja e 47 vjeçarit mbrëmjen e sotme lidhet me vrasjet e 2 vëllezërve të tij. Pritet që ngjarja të zbardhet nga ana e autoriteteve./abcnews.al