Ndizen 16 drita në Gostivar, kujtohen 16 viktimat e Llaskarcës (Foto)

Shpërndaje

Pas vendosjes së luleve në vendin e aksidentit në Llaskarcë, aktivitete për përkujtimin e 16 viktimave në aksidentin tragjik të 13 shkurtit të 2019-tës janë realizuar edhe në Gostivar.

Në ora 17:45 janë ndezur 16 drita në kujtim të 16 viktimave.

“Sonte Gostivari përkujtoi një nga ditët më të errëta të historisë së tij dhe gjithë Maqedonisë…Tragjedinë e Llaskarcës! Duke kujtuar për të mos harruar, e sidomos për të apeluar deri te të gjithë autoritetet përkatëse për mobilizim që raste të tilla mos përsëriten kurrë…në formë simbolike në orën 17:45, ndozëm 16 drita në kujtim të 16 viktimave të kësaj ngjarjeje të tmerrshme…ku u shuan përgjithmonë jetë të pafajshme”, shkroi kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.