Çmime të reja të derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në mbledhjen e sotme duhet të vendos për çmimet e reja të derivateve të naftës me pakicë.

Çmimet e reja eventuale do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme.

Kujtojmë se javën e kaluar KRRE-ja vendosi për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, ndërkohë që sot në mesditë do të mësojmë nëse do të ketë rritje apo ulje të çmimeve.