Maqedoni

Pendarovski me kritika të ashpra: Ngjarjet në Këshillin Gjyqësor, njollë e zezë për vendin

Shpërndaje

Duke komentuar ngjarjet në Këshillin Gjyqësor, presidenti Stevo Pendarovski ka shprehur kritika të ashpra, duke thënë se ngjarjet janë skena të pakëndshme që nuk janë parë më parë dhe që hedhin njollë të errët në vendin tonë. Jo rastësisht edhe bashkësia ndërkombëtare ka pasur reagime këto ditë për gjendjen në gjyqësor, theksoi Pendarovski.

“Kanë ndodhur skena të pakëndshme, nuk mbaj mend që në Maqedoni të kemi pasur skena kaq të pakëndshme që kanë të bëjnë me sferën që edhe ashtu me të drejtë kritikohet ashpër dhe nga ku fatkeqësisht na vijnë më së shumti lajme negative. Pra, ishte një situatë, një skenë që nuk duhet lejuar në një vend që po negocion me Bashkimin Europian. Ajo hedh një njollë kaq të errët në të gjithë dosjen europiane dhe demokratike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, saqë nuk janë të rastësishme reagimet që kemi parë ditëve të fundit si nga Bashkimi Europian ashtu edhe nga ambasada amerikane.”- deklaroi Stevo Pendarovski, President.