Zyrtarët filluan të marrin pagat me rritje marramendëse
Presidentit i fryhet xhepi edhe 1,200 euro më shumë për punën e njëjtë që bën. Stevo Pendarovski tregoi se pagën me rritje e mori sot, por jo me insistimin e tij. Duke iu falënderuar një shfuqizimi të nenit nga Gjykata Kushtetuese, rritje drastike të pagave prej 78% pati për shumë funksionarë të shtetit. Hise i ra që kreu i shtetit të jetë më transparent duke publikuar pagën.
“Me të rejën 165 mijë, me të vjetrën 93 mijë, këtë e publikuan të gjitha mediat”, tha Stevo Pendarovski, President i RMV-së.
Pagat e prillit, brenda kësaj jave do të marrin për rreth 70 mijë denarë më të larta, do ti marrin edhe zyrtarë tjerë të kuvendit dhe qeverisë dhe diçka më pak ministrat, deputetët, gjykatësit, guvernatori e të tjerë. Pagën sa të kryeministrit do ti gëzohet edhe Ministri i brendshëm Oliver Spasovski, i cili sot tha se akoma nuk i ka “guksuar” xhirollogaria bankare.
“Nuk kemi marr rrogë, herën e fundit paga ishte e njëjtë sikur më herët…. Domethënë nuk është paguar, nuk e di…. Nuk e kam idenë, do ta shohim kur të arrij rroga… Nuk e di si është tani me përllogaritjet e reja, pagën e kaluar e morëm sikurse ishte me të vjetrën”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe të nënkryetarëve të Kuvendit do të rriten për rreth 60 mijë denarë, ndërsa të ministrave dhe deputetëve për rreth 56 mijë denarë. Nga 1 Prilli, funksionarët u shpërblyen me paga më të larta për 78% ose rreth 1000 euro, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila më 21 mars shfuqizoi ngrirjen e një neni në Ligjin e Pagave ku llogaritet koeficienti në varësi të pozicionit, por që paga bazë merret ajo e vitit të kaluar të të njëjtëve funksione të shtetit. Një punëtor me pagë minimale do të duhej të punonte tetë muaj për të fituar atë që do të fitonte një kryeministër apo president për një muaj. Një rrogëtar me pagë mesatare do t’i duheshin gati pesë muaj për të fituar pagën e Kryeministrit ose Presidentit. Rritja e pagave pasoi përkundër palajamërimit të Bankës Botërore se në kushtet e krizës ekonomike nuk është e drejtë që të rriten pagat e zyrtarëve. /Alsat.mk