MaqedoniTop Lajme

Shtyhet sërish gjykimi kundër Muhamed Zekirit

Shpërndaje

Procesi gjyqësor kundër ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, i cili ngarkohet për “shpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar” është shtyrë për me 6 qershor, pasi në Gjykatën Themelore Penale sot nuk ka mbërritur dëshmitari i propozuar nga mbrojtja.

Avokati mbrojtës, Aleksandar Trajkovski, tha se dëshmitari Goran Anastasieviq për shkaqe shëndetësore është penguar të paraqitet në seancën e sotme, pas çka gjykata e shtyu seancën.

Procesin gjyqësor për rastin kundër Zeqirit e udhëheq gjyqtarja Jançuleva Mihailovska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurorja, Katerina Kolareviq.