Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim pune me përfaqësuesit e Shoqatës së Gjykatësve
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, mbajti një takim pune me Kryetarin e Shoqatës së Gjykatësve, Xhemail Saiti dhe me Kryetarin e Trupit Këshillëdhënës për Etikën Gjyqësore, Shpend Devaja. Në takim u bisedua për situatën në gjyqësor dhe ndodhitë aktuale në Këshillin Gjyqësor. U theksua zotimi i përbashkët për intervenime urgjente ligjore në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe nevojën për vendosje të mekanizmave të dukshëm dhe efikas për vërtetimin e përgjegjësisë eventuale, gjegjësisht tërheqjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, gjithnjë duke promovuar mekanizmat e vetërregullimit gjyqësor duke rritur rolin e Shoqatës së Gjykatësve.
Ministri Lloga u informua nga ana e Kryetarit të ShGjRMV, Xhemail Saiti për aktivitetet e ndërmarra aktuale të Shoqatës së Gjykatësve në lidhje me çështjet e statusit të gjykatësve, pavarësinë dhe autonominë e sistemit gjyqësor, si dhe qëndrimin e Shoqatës lidhur me ndodhitë e fundit në kontekst të besimit të thyer dhe masave të cilat janë duke u ndërmarrur në drejtim të përmirësimit të tij.
Ministri Lloga, prezantoi qëndrimet lidhur me këto dhe çështje të tjera, të cilat kanë të bëjnë me efikasitetin dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor, në të njëjtën kohë duke u përqëndruar në Strategjinë e re e cila është në përgatitje e sipër dhe çështjet që janë të përfshira në të.
Ministri theksoi nevojën e shtimit të përpjekjeve të gjyqtarëve për të përfituar besimin e qytetarëve dhe nevojën për përmirësim në vazhdimësi të rregullativës ligjore, e cila do të kontribuonte në evidentimin e parregullësive të mundshme ligjore gjatë veprimit të gjyqtarëve dhe organeve gjyqësore.