Showbiz

Dhjetë shtetet që u kualifikuan nga nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2023”

Shpërndaje

Ka përfunduar zyrtarisht nata e dytë gjysmëfinale e ‘Eurovision 2023’.

Mbrëmja madhështore e mbajtur në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit dhuroi 16 performanca fantastike nga 16 shtete të ndryshme.

Por rezultati përfundimtar i kalkuluar 50 për qind mes publikut dhe 50 për qind mes jurive profesionale të çdo shteti, kualifikoi vetëm 10 prej tyre në finalen e madhe.

Shtetet që arritën të kualifikoheshin janë:

Shqipëria
Qipro
Estonia
Belgjika
Austria
Lituania
Polonia
Australia
Armenia
Sllovenia.