Rama flet për herë të parë pas numërimit të votave: Falenderoj demokratët që nuk votuan hijet e të shkuarës
Kryeminsitri Edi Rama, në daljen e tij të parë publike pas numërimit të votave në të gjithë vendin, ku PS ka marrë shumicën bashkive, ka falenderuar të gjithë strukturat socialiste si dhe qytetarët shqiptarë.
Rama tha se nuk duhet harruar se këto ishin zgjedhje lokale, dhe që nesër rifillon puna për çuarjen përpara të të gjitha prohejkteve.
Rama gjithashtu falenderoi edhe demokratët që refuzuan të dalin në zgjedhje, për të mos votuar sipas tij të shkuarën që përfaqësohej nga dyshja Meta-Berisha.
“Nuk duhet harruar se këto ishin zgjedje vendore. Tani më shqiptarët i zgjodhën ata që dëshirnin, ne do të bvazhdojmë pa humbur kohë punët që u ngadalësuan nga fushata. Nuk dua t’i ngrij askund buzëqeshjen legjitime të kësaj fitoreje. Dua që të gjithë ta dinë, që kryebashkiakët tanë, deputetët tanë. rejtuesit politikë, e ujam tejet falenderues për përpjekjet e tyre. Edhe më falenderues u jam socialistëve të bazës të cilët u angazhuan me mishe me shpirt në të gjithë territorin, patronazhistëve dhe aktivistëve, pa të cilën makinerisë tonë do t’i mungonin shumë kuaj fuqi, që ndihmoi në krijimin e distancave të parikuperueshme nga kundërshtarët. falenderues jam edhe ndaj skuadrës tonë të sondazheve. Por patjetër falenderimi i shkon zgjedhësve tanë nga Thethi deri në Finiq që na votuan përsëri, ose për herë të parë si votues të parë. Dua të falenderoj nga zemra edhe çdo zgjedhës të djthtë, nga ata që e dëgjuan thirrjen time për të mso dalë në zgjedhje fare, nëse do e kishin të pamundur të kalonin ylberin politik, pasi iu bashkuan Shqipërisë aleate me botën demokratike. Atyre që nuk arritën të dalin nga këneta e hijeve të së shkuarës të kuptojnë se në atë kënetë nuk ka të ardhme, por vetëm të shkuar. I garantoj të gjithë se do të angazhohemi si asnjëherë ë parë për t;i qendruar kësaj sfide të jashtëzakonshme që na bënë duke na dhënë një besim kaq të madh. Ky rezultat është një mesazh i jashtëzakonshmë, për tulexuar e jo për tu festuar”, tha Rama.