Grubi: Gjithçka gati që objekti i ri i Poliklinikës së Sarajit të fillojë me punë!
Zv/Kryeministri i parë, Artan Grubi ka inspektuar punimet në ndërtimin e poliklinikës në Saraj. Grubi tha se objekti i poliklinikës së shpejti do ti dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë.
Postimi nga Grubi:
Gjithçka gati që objekti i ri i Poliklinikës së Sarajit të fillojë me punë!
Bashkë me koordinatorin e përcaktuar për degën e Sarajit, Rafis Alitin, deputetin e zonës, Arben Ziberin dhe kryetaren e forumit të gruas në Saraj Shermin Mamuti mbikqyrëm sot nga afër edhe përfundimin e realizimit të punëve shtesë të parapara në aneks kontratën e lidhur për Poliklinikën e Sarajit.
Javën që vjen, objekti do t’i kalojë në pronësi Ministrisë së Shëndetësisë dhe së shpejti, pasi kemi siguruar edhe pajisjet shëndetësore, do të jetë në dispozicion të qytetarëve të komunës së Sarajit.