MaqedoniTop Lajme

Bytyqi: Nuk e heqim 20% nga kushtetuta

Shpërndaje

20% nuk do të zëvendësohet me gjuhën shqipe në kushtetutë. Zv/kryeministri dhe nënkryetari i LSDM-së Fatmir Bytyqi u shpreh i prerë se përveç preambulës, apo përfshirjes së bullgarëve në kushtetutë, grupi i punës nuk ka asnjë mandat tjetër për të biseduar sa i përket kushtetutës. Ai u shpreh i bindur se shumica parlamentare i ka 80 votat e duhura për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë. Bytyqi këto komentet i bëri në Programin 200 në Alsat i cili transmetohet në ora 22:20.

“Grupi i punës që ka mandat për ndryshimet kushtetuese tha se nuk është mandati për ndryshime ose diskutime për ndryshime të tjera kushtetuese përveç ndryshimeve që kanë të bëjnë me rrugën evropiane..mendoj se nuk ka deputet shqiptar i cili do të votojë kundër integrimeve evropiane.. çdo diskutim tjetër unë e shoh në rang të agjendës ditore politike për arsye të ndryshme. Ne jemi të bindur se edhe në bllokun opozitar maqedonas arsyeja do mbizotërojë dhe ata do ta bëjnë shumicën për ndryshime kushtetuese”, deklaroi Fatmir Bytyqi, zv.kryeministër dhe nënkryetar i LSDM-së.