Shtyhet gjyqi special ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, është shtyrë.
Sipas një njoftimi nga Specialja, gjyqi do rifillojë të hënën e 12 qershorit në ora 09:00.
Ky zhvillim i cili sjell edhe anulimin e seancës së caktuar për 24 maj, vie pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të shtatë të Dhomave të Specializuara.