“Albin Kurtin një herë ka bo nana”, “E kemi dhuratë nga Allahu” – qytetarët e përkrahin Kurtin
Një i moshuar kosovar thotë me plot bindje se nuk do të ketë një të dytë si Albin Kurti.
Në një paraqitje aksidentale për lajmi.net, ky qytetar është falënderues, pasi sipas tij, të parin aktual të qeverisë e kemi dhuratë nga Allahu.
“Me Serbinë duhet pasur kujdes në bisedime. Sepse ata gënjejnë. Aty të thonë ndryshe, pak më tutje ndryshe. Por, ne besojmë te Albin Kurti. S’bën më tjetër nëna si ai. E kemi dhuratë nga Allahu i Madhëruar”, shtoi mes tjerash.
Veç kësaj, i moshuari thuri elozhe edhe për kryeparlamentarin Konjufca e presidenten, Vjosa Osmanin.