RajoniTop Lajme

Tensionet në veri, Vuçiq urdhër ushtrisë që të jetë gati dhe të niset drejt kufirit me Kosovën

Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka filluar me dramat e tij të zakonshme sa herë që tensionohet situata në veri të Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se ai i ka dhënë urdhër ushtrisë që të jetë në gatishmëri për shkak të ngjarjeve të fundit në veri.

Sipas “Novosti”, Vuçiq ka urdhëruar “lëvizje urgjente në drejtim të vijës administrative me Kosovën”.

Ndryshe, Policia e Kosovës është duke asistuar për t’ua mundësuar kryetarëve të tri komunave veriore, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, të hyjnë brenda ndërtesave komunale.

Por, në rrugë kanë dalë edhe protestues serbë, të cilët janë përplasur me Policinë. Në vend të ngjarjes është hedhur gaz lotsjellës dhe po ashtu janë dëgjuar edhe disa të shtëna armësh.

Në mesin e gjithë kësaj tollovie, Policia e Kosovës, tashmë, ka hyrë brenda objektit komunal të komunës së Zvecanit.

Deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Urdhëri:

“Presidenti dhe komandanti i përgjithshëm Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Ushtrisë Serbe në nivelin më të lartë dhe kanë urdhëruar që të lëvizin menjëherë në drejtim të vijës administrative me Kosovën”, shkruan agjencia serbe. Për këtë më vonë ka folur edhe Ministri serb i Mbrojtjes. “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pak para orës 14 :00 i lëshoi ​​një urdhër ushtrisë për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë dhe që nga ai moment Ushtria filloi aktivitetet e saj”, tha ministri i Mbrojtjes Milosh Vuçeviç. “Është urdhëruar një lëvizje urgjente drejt vijës administrative me Kosovën”, shtoi Vuçeviç