Maqedoni

Nga korriku, energjia elektrike 13% më e shtrenjtë

Shpërndaje

Çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 13% nga 1 korriku. Kompanitë e energjisë kanë paraqitur oferta në Komisionin Rregullator të Energjetikës duke kërkuar çmim më të lartë të rrymës. Elektro-distribuimi kërkoi rritje prej 32 për qind, MEPSO për 53 për qind dhe MEMO për 83.3 për qind.

“Nëse i pranojmë të gjitha këto kërkesa, atëherë kjo do të nënkuptonte rritje të çmimit përfundimtar të energjisë elektrike prej 12.7 për qind, diku në çmim prej 13 për qind. Sigurisht, në periudhën e ardhshme do të analizojmë të gjitha këto kërkesa dhe diku rreth 20 korrikut do të informojmë se sa do të jetë çmimi i energjisë elektrike”, deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

EVN-ja ende nuk ka paraqitur kërkesë për shkak se pret të shohë se sa do të kushtojë çmimi i blerë nga EMV-ja, si dhe çmimi i energjisë elektrike në tregun e lirë. Arsyet përse kompanitë e tjera kërkojnë rritje janë për shkak të kostove, thotë Bislimovski.

“Ka shumë të ngjarë që për shkak të rritjes së kostove që ata kishin në punën e tyre, ne do të shohim nëse është e pranueshme për ne apo jo. E kam thënë edhe më parë se nuk jam në favor të ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike tani”, u shpreh Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Nga 1 korriku, TVSH-ja për energjinë elektrike pritet të kthehet nga 10 në 18 për qind. Kjo teorikisht do të thotë fatura më të larta, por në të njëjtën kohë energjia elektrike ditore dy-orëshe më e lirë do të duhej të kthehet. Qeveria pretendon se faturat duhet të mbeten të njëjta dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi madje siguroi se ato do të jenë edhe më të ulëta. /Alsat.mk