Rajoni

Haradinaj: Sonte në mesnatë duhet me thirrë një seancë parlamentare me shkarku Kurtin

Shpërndaje

Sipas kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt qysh sonte Kurti duhet të shkojë në shtëpi e Kosova të shpëtojë.

Ai ka thënë se sot po ndodh një shqetësim për sigurinë e vendit dhe është duke ndodh një shqetësim i partnerëve tanë në sigurinë në ne si “partnerë të pabesueshëm. Shkarkimi i tij mund të shpëtonte edhe Kurtin prej ndonjë pasoje personale sepse nuk është më ai që ka faj. Vazhdimi i kësaj gjendjejs sipas bindjes sime është me dëme, me pasoja, me humbje për Kosovën, sonte në mesnatë me thirrë një seancë parlamentare me shkarku Kurtin,e pshton’Kosovën prej pasojave tjera”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.

Theksojmë se AAK-ja përmes mocion votëbesimi po kërkon shkarkimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.