MaqedoniTop Lajme

Taravari: Maqedonia e Veriut nuk duhet të rëshqasë në linjën pro-ruse, duhet t’i miratojmë ndryshimet kushtetuese

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në konferencë për shtyp për 100 ditëshin e zgjerimit të qeverisë, u shpreh se përfshirja e partisë së tij në qeveri ka qenë vendim i vështirë në dhe koordinim me faktorët ndërkombëtar për ta stabilizuar vendin.

“Për integrimet evropiane është premtuar shumë, por njokohësisht edhe është gënjyer shumë. Ne nuk gënjejmë, ne e dimë se integrimet evropiane janë në dorën tonë dhe nga ne pritet të bëjmë sa më shpejt t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese nëse duam t’i hapim negociatat me Bashkimin Evropian”, u shreh kreu i ASH-së, Arben Taravari.

Ai shtoi se situata ka ndryshuar rrënjësisht në rajon, pas agresionit rus ndaj Ukrainës dhe se Serbia është shumë aktive në lidhjen pro ruse.

“Rusia është prezente në Ballkan, dhe Serbia është shumë aktive në lidhje pro-ruse. Fatkeqësisht ekziston rreziku që edhe Maqedonia e Veriut të rëshqas në linjën pro-ruse”, u shpreh Taravari duke theksuar nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

VIDEO