Maqedoni

Plani trepikësh i BDI-së për ta siguruar Evropën tani

Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim i propozoi opozitës Plan tri-pikësh të BDI- së për zgjidhjen e ngërçit politik në të cilin ndodhet vendi, për shkak të nevojës për ndryshime kushtetuese.
Osmani në konferencën e sotme për media theksoi se BDI nuk është parti që mendon për zgjedhjet e radhës, por për të nesërmen e gjeneratave të ardhshme dhe pikërisht për këtë arsye është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha funksionet qeveritare.

1. Opozita të mbështesë amendamentet kushtetuese që do të hyjnë në fuqi deri në mbajtjen e konferencës së dytë ndër-qeveritare.

2. BDI-ja do të tërhiqej nga të gjitha pozitat në Qeveri, përfshirë edhe atë që do të merrte qoftë nga pozita apo opozita gjatë Qeverisë së Përzhinës, apo qoftë qeveri teknike, pra nga të gjithapozitat e mundshme të qeverisë së ardhshme teknike.

3. Nëse ky plan pranohet, detyrimisht që nga nesër të fillojë hetimi për partitë politike duke filluar nga kryetarët e deri tek anëtarët e Kryesive dhe për të gjithë bartësit e funksioneve të tjera publike me praninë e ekspertëve të bashkësisë ndërkombëtare për të siguruar paanshmëri dhe transparencë të hetimit

Hetimi, gjegjësisht kushti i BDI-së për këtë lloj hetimi, synon objektivitetin në proces, në mënyrë që t’ju jepet fund kalkulimeve dhe akuzave të pabaza politike të subjekteve të caktuara për përfshirje në veprimtari kriminale të bartësve të funksioneve publike.