Rama: Kurti dhe Vuçiq nuk duan asociacion, duan konfrontim për politikë të brendshme
Kryeministri Edi Rama deklaron se janë vetëm dy njerëz që nuk janë të interesuar për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri, Kurti dhe Vuçiç.
Sipas tij, kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë iu duhet një histori konfrontimi për politikën e tyre të brendshme.
“Për çfarë duhet kjo histori konfrontimi permanent? Duhet për politikë të brendshme dhe cila ëshët gjëja që e shpërben figurën e armikut imagjinar në sytë e zgjedhësve të njërit dhe tjetrit? Asociacioni që mbyll përfundimisht, në këtë aspekt, mundësinë për të vazhduar lufta që këta nuk na lënë të zgjedhim, këta nuk duan të zgjidhen. Është shumë e qartë”, tha Rama.
Rama konfirmoi në një konferencë për mediat anulimin e mbledhjes mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, që ishte planifikuar të mbahej ditën e nesërme në Gjakovë.
Ai thekson se propozoi që ndryshe nga herët e tjera, mbledhjen e së nesërmes të diskutohej situata e krijuar në veri dhe marrëdhënia e tensionuar mes Kosovës dhe BE.