Pas 20 vitesh falë drejtorit Driton Nebiu, mallërat e konfiskuar ju dhurohen qytetarëve dhe institucioneve
Për 20 vite, mallrat e konfiskuar dhe të deponuara në Agjencinë për menaxhim me mallra të konfiskuar, kanë qëndruar të mbyllura dhe me kalimin e kohës janë dëmtuar dhe shkatërruar tërësisht.
Pas dy dekadave, për herë të parë dyert e depove janë hapur në mënyrë institucionale dhe të gjitha mallrat janë dhuruar në institucione, spitale, shkolla dhe qytetarëve të kategorive të ndryshme. Kjo është arritur falë drejtorit aktual, Mr.Driton Nebiu i cili për vetëm 3 muaj arriti të riorganizojë punën e drejtorisë, të miratojë ndryshimet e nevojshme dhe të mundësojë që produktet të përfundojnë në shërbim të institucioneve dhe qytetarëve.
Fillimisht, drejtiu Driton Nebiu organizoi donacion me mjete shkollore dhe veshëmbathje, në pesë shkolla fillore në Haraçinë.
Pas veprimeve të kryera paraprakisht, këqyrjes së sendeve të sekuestruara dhe marrjes së vendimit për bartjen e sendeve të luajtshme, Komuna e Haraçinës ka pranuar donacion prej 2020 komplete me pajisje shkollore dhe veshmbathje për nxënësit e pesë shkollave fillore.
Donacioni është realizuar me iniciativë të drejtorit të Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, Driton Nebiu. Në dorëzimin e tyre morën pjesë Ministri i Drejtësisë Krenar Loga, deputeti Elmi Aziri, ndihmës drejtori i Administratës Doganore Semir Musa, kryetari i degës, Skender Isufi. Aksioni u realizua në koordinim me Kryetarin e Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, drejtorin e Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Azam Aki dhe arsimtarin Ekrem Saliu.
Më pas ashtu siç ishte premtuar, pas donacionit për shkollat fillore në Komunën e Haraçinës pasuan edhe donacione të tjera në institucionet e mëposhtme:
– KSHP Spitali Psikiatrik – Negorci Gjevgjeli
– KSHP Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale – Gjevgjeli
– KSHP Klinika Universitare për Toksikologji – Shkup
– KSHP Spitali Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” – Shkup
– NU Ansambli i valleve dhe këngëve popullore shqiptare të RSM – Shkup
– NU Teatri Gostivar – Gostivar
– Komuna e Manastirit
– Komuna e Çairit – 4 shkolla
– Komuna e Sarajit – 2 shkolla
Sipas planit të veprimit të mirë organizuar, Agjencioni ka vazhduar me aktivitetet donatore në shkollat e fshatit Orllanc, Grushin, Mojancë si dhe në shkollat fillore të fshtatrave Brezë, Malin, Tanush, etj.
Me udhëheqjen e drejtorit, Mr.Driton Nebiu, janë bërë shumë ndryshime pozitive dhe janë mare hapa të mëdhaja në drejtim të zhvillimit të Agjensioit. Për një periudhë relativisht të shkurtër prej vetëm 3 muajsh, me mbështetjen, entuziazmin dhe motivimin e tij ndaj punonjësve, si asnjëherë më parë, këto ditë është realizuar donacioni më i madh i bërë nga ana e Agjensionit. Meqë ishte premtuar se pas donacionit për shkollat fillore në Komunën e Haraçinës do të pasonin edhe donacione të tjera, këto ditë është realizuar ai premtim dhe është bërë donacion për 14 institucione:
– ISHP Klinika Universitare për Toksikologji – Shkup – ISHP Spitali Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” – Shkup, – Ansambli NU i valleve dhe këngëve popullore shqiptare të RSM-Shkup – NU Teatri Gostivar – Gostivar – YOUDG “Snezhana” – Karrige – Sh.F. Imri Elezi-komuna Çair – Sh.F. “Hasan Prishtina” – Komuna e Çairit – Sh.F. Blazhe Koneski-Skudrijne – Komuna Mavrovë Rostushë – Sh.F. IBE PALIKUKA-f.Bojane-komuna Saraj – Sh.F. 11 Tetor-s.Urviç-komuna Bogovinë -Sh.F. 7 Marsi-Kryetari i komunës – Yashar bej Sh.F. Shkupi-komuna Çair -Sh.M.M.-Dr.JOVAN KALAUZI-Komuna Manastir -Sh.F. DITURIA -Saraj-komuna Saraj.
Periudhën në vijim, drejtori i Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar, punon në projekte të tjera për dhurimin e gjësendeve, pajisjeve dhe mallrave të konfiskuar nga institucionet e vendit, me qëllim që të gjitha të jenë në dobi të shoqërisë dhe institucioneve publike.