“Rruga e vdekjes dhe premtimi i drejtorit të rrugëve, Ejup Rustemit” (Video)
Kjo është rruga Shkup – Bllacë apo ndryshe rruga e vdekjes.
Një ditë më parë në këtë rrugë humbën jetën tre qytetarë të Kosovës. Kjo rrugë përpos premtimve 20 vjeçare nuk i plotëson as kushtet elementare si rrugë regjinonale që lidh dy shtete Maqedoninë dhe Kosovën.
Në mars të vitit 2021, drejtori i Ndërmarrjes Rrugët e Shtetit, Ejup Rustemi premtoi se në këtë mandat kjo rrugë do të jetë e kompletuar. “Deri në fund të mandatit kjo rrugë do të përfundojë” është shprehur Ejup Rustemi në Tv21 në mars të vitit 2021.
Por portali TS do t’ju përcjell rrugën e premtuar të Ejup Rustemit dhe a është e përfunduar apo a është në përfundim e sipër pasi që nga marsi i vitit 2021 e deri sot janë fiks 3 vite e çka është bërë për 3 vite ne do tju përcjellim me një video nga Shkupi në Bllacë.
Rruga Shkup Bllacë mund të shikoni se nuk ka barikada mbrojtëse që është rrezik për vozitësit, është rrugë që nuk ka as shenja sinjalziuese sa duhet.
Por çka mendojnë qytetarët e Kosovës dhe të Maeqdonisë, a besojnë se kjo rrugë do të ndërtohet një ditë, e pse është premtuar që 20 vite e nuk është ndërtuar.
Qytetarët thonë se është turp që sa vite premtohen dhe nuk besojnë se do të ndërtohet kjo rrugë.
Ata gjithashtu nuk besojnë se kjo rrugë do të përfundoj edhe shumë vite.
Ndryshe rruga Shkup -Bllacë pritet ta ndërtojë kompania amerkane “Bechtel Enka” që do të lidhet me Korridorin 8./TS/