Zbllokohen pikëkalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur se nuk janë të bllokuara pikëkalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak.

Sipas njoftimit, hyrje-daljet në këto pika kufitare zgjasin tre deri në pesë minuta, po ashtu nuk ka kolona të automjeteve.

Më poshtë e gjeni tabelën e publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e përditësuar në ora 07:03 e mëngjesit të sotëm.