Nxjerrni çertifikatë lindjeje për 250 denarë dhe bëhuni bullgar: Fondacioni Bullgar me thirrje për qytetarët e Maqedonisë

Shpërndaje

Pas vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për hapjen e rubrikës së re për përkatësinë etnike në çertifikatat e reja të lindjes, u deklaruan shoqatat bullgare. Ata menjëherë u bënë thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të nxjerrin çertifikata të reja në të cilat do të shkruhet – bullgar, informon PRESSonline.al

“Sipas ligjit të ri ju mund të rinovoni certifikatën e lindjes dhe aty shkruhet kombësia: bullgare. Tani po kontrollojmë nëse kjo do t’ju japë mundësinë për të marrë nënshtetësinë bullgare me siguri, por nëse në çertifikatën tuaj shkruhet bullgare, duhet patjetër të merrni nënshtetësinë bullgare bazuar në origjinën dhe vetëdijen bullgare. Në mënyrë masovike merren ekstrakte nga Maqedonia e Veriut, në të cilën shkruhet kombësia bullgare. Kushton 250 denarë”, njoftuan nga Fondacioni Bullgar “Maqedonia”.

Sipas ministrit të Drejtësisë, Krenar Loga, me këtë ndryshim do të mund të vërtetohet përkatësia etnike me dokument zyrtar. Ai ka shpjeguar se për çdo keqpërdorim të mundshëm të përkatësisë etnike në një procedurë punësimi mund të hapen procedura penale për kallëzim të rremë.

Qytetarët maqedonas kanë paguar deri më tani qindra euro ndërmjetësve për të marrë një dokument për origjinën e tyre bullgare. Tani me këto ndryshime mund ta marrin atë dokument për vetëm 250 denarë, por do t’u shkruhet se janë bullgarë.

Më shumë nga interneti