Sveçla del me video: Kështu ndodhi rrëmbimi i tre policëve me urdhër direkt të Vuçiqit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar në “twitter” në të cilën përshkruhet se si ka ndodhur rrëmbimi i policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe, shkruan Express.
Sveçla ka thënë se rrëmbimi ka qenë i planifikuar dhe se një gjë e tillë është vepër kriminale.Ai thotë se në video tregohet se si forcat serbe me urdhër të presidentit serb Vuçiq kanë rrëmbyer tre policët e Kosovës thellë brenda territorit të Kosovës, 1 kilometër brenda.
Ai ak thënë se Serbia duhet të ndalojë fushatën e dezinformimit dhe të lirojë tre policët e Kosovës menjëherë.
“Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Republikës së Kosovës. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, ka shkruar Sveçla.
A planned abduction. A criminal act.
The video below, shows how Serbian forces, w/direct order from Vucic, abducted our KP officials, deep w/in the territory of . Exactly 1km away from the border. Serbia has to stop disinformation & release our officers now. pic.twitter.com/XAfpAAkjjt
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 21, 2023