Maqedoni

Katër ditë pa ujë në Komunën e Zhelinës, reagojnë këshilltarët e BDI-së

Shpërndaje

Janë plot katër ditë në këto temperatura të larta që banorët e Zhelinës po përballen me mungesën e ujit gjë që ka bërë të ketë reagime të shumta në këtë drejtim përfshirë edhe këshilltarët e BDI-së në këtë komunë shkruan Tetovasot.

Më poshtë mund të ndiqni reagimin e plotë të këshilltarëve të BDI kundrejt këtij problemi ndaj autoriteteve përgjegjëse komunale:

Duke pasur në konsideratë shqetësimet e banorëve të fshatit Strimnicë dhe Zhelinë për mosfunksionim të ujësjellësit, respektivisht lënien e banorëve të këtyre dy vendbanimeve pa ujë të pijshëm për të disa herë e së fundmi për tre ditë resht nga ndërmarrja komunale “Mirëmbajtja” është i pashmangshëm edhe deklarimi ynë si këshilltarë komunal për të ndarë të njëjtin shqetësim me qytetarët e fshatit Strimnicë dhe fshatit Zhelinë, duke kërkuar nga kryetari i Komunës Blerim Sejdiu dhe drejtori i ndërmarrjes Suad Halili, seriozitet në menaxhimin e komunës dhe ndërmarrjes komunale për të vënë në funksion të menjëhershëm sistemin e ujësjellësit për këta dy vendbanime dhe vendbanimet e tjera që kanë sistem të ujësjellësit, por për arsye të pajustifikueshme bëjnë ndërprerjen e ujit.

E drejta për furnizim me ujë të pijshëm është e drejtë elementare barazuar me të drejtën për jetë dhe të drejtën për ajër të pastër, por si duket kjo e drejtë edhe në shekullin e 21, nën udhëheqjen e krytarit Sejdiu është drejtë abstrakte dhe e pamundur për realizim.

– I nderuar kryetar, në fushatë parazgjedhore e në debate televizive premtoje zgjidhje te problemit me ujësjellësin për çdo vendbanim të komunës së Zhelinës, por sot të dëshmohet e kundërta, dëshmohet se ata zgjidhje kanë qenë vetëm zgjidhje që janë ofruar nga fejsbuku e televizori për të manipuluar qytetarët, ndërsa në realitet të janë prishur pompat e nuk po ta pompojnë ujin, premtoje komune me infrastrukturë moderne e evropiane por sot, keni humbur kuptimin e fjalës KOMUNE pasi institucionin komune e keni shndërruar ne bashkësi lokale jo funksionale!

– Për kryetarin Sejdiu nuk është problem vetëm ujësjellësi dhe realizimi i infrastruktures rrugore, por tashme problem paraqitet edhe realizimi i detyrimeve ligjore, respektivisht realizimi i dy pagesave neto ndaj stafit te pensionuar edukativo arsimor dhe teknik, mos realizimi i kompensimeve ndaj nëpunësve administrativ, personelit ndihmës teknik ne rast te humbjes se anëtarit te familjes se ngushte si dhe mos realizimi i pagesave ndaj këshilltareve komunal, te gjitha këto detyrime ligjore për z. Sejdiun janë shndërruar ne rregulla te pa shkruara dhe alternative.

Për te gjitha problemet lartpërmendura dhe kollapsin e shkaktuar financiar, i bëjmë thirrje kryetarit te komunës qe sa me pare te del nga agonia e mendjelehtësisë dhe shndrimi i komunës ne prone private.

Kryetar! Qytetarët duan zgjidhje dhe kushte për jetë më të mirë! Nuk ju kanë votuar për të shndërruar komunën në teatër ku jepen shfaqje cirku!

Ne, këshilltaret komunal nuk do te heshtim derisa tek qytetaret nuk ofrohen kushte me te mira për jetë!

Qytetarët meritojnë shërbime e jo plaçkitje e keqpërdorime!

Uroj te ju vret ndërgjegjja e besimit te marre nga qytetarët!