MaqedoniTop Lajme

Ziadin Sela në Uashington takon të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Shpërndaje

Ish kryetari i Aleancës për Shqiptarët, deputeti Ziadin sela, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadër të kësaj vizite ai ka realizuar takime të larta në State Departamentin amerikan në Uashington Në organizimin dhe shoqërimin e Kryetarit të Këshillit Shqiptaro Amerikan, Haxhi Dauti.

Noftimi nga Aleanca:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleatët dhe mbështetësit kryesorë të lirisë dhe proceseve demokratike, veçanërisht në vendet tona.

Në organizimin dhe shoqërimin e Kryetarit të Këshillit Shqiptaro Amerikan, Haxhi Dauti, sot kisha nderin të takoj të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ndamë shqetësimet e përbashkëta, por edhe vendosmërinë tonë për t’i tejkaluar me sukses të gjitha sfidat në vend dhe rajon, ndërsa diskutuam edhe për ndryshimet kushtetuese, si parakusht për procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Paqja në Ballkan, integrimi i rajonit në strukturat euro-atlantike dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk kanë alternativë dhe do të kenë gjithmonë mbështetjen nga SHBA-të.

Gjatë kësaj vizite takova edhe Benson Siwek (Macedonian desk officer), i cili poashtu u interesua për zhvillimet në vend dhe perspektivën e rajonit.

Ziadin Sela, Kryetar i Kuvendit Qendror të ASh-së.