Rajoni

Rama për takimin me Kurtin: Shpresoj që s’e ka harruar Kanunin – dera i hapet edhe hasmit

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke qëndruar sot në Shkup, ku është takuar me homologun maqedonas, Dimitar Koveçevski.

Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast Rama ka folur edhe për mungesën e konfirmimin për t’u takuar nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, raporton Klan Kosova.

Rama ka thënë se shpreson që Kurti nuk e ka harruar Kanunin, duke shtuar se edhe hasmit i hapet dera.

“Në Kosovë kur të shkoj kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shpi edhe hasmi, hapet dera dhe është e ndaluar ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”, ka thënë Rama.

Derisa pjesën e parë të ditës është duke e kaluar në Maqedoninën e Veriut, pjesën e dytë të saj ai do ta kalojë në Kosovë, ku pritet të takohet me krerët shtetërorë.

Takimet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka të konfirmuara, për takimin me kryeministrin Albin Kurti ende nuk dihet.

Me presidenten Vjosa Osmani ai pritet të takohet në orën 16:00. Me kryeparlamentarin Glauk Konjufca në orën 17:15. Ndërsa për takim me Kurtin është në pritje të konfirmimit.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.