Kryetari i Zveçanit shkarkon zëvendësen e tij
Ilir Peci kryetari i komunës së Zveçanit ka shkarkuar nga detyra zëvendësen e tij Sladjana Pantovic, raporton albazone media.
E shkak për këtë, sipas Pecit janë mospërmbushja e detyrave dhe tejkalimi i kompetencave.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Zveçanit,
Sot kam vendosur që ta shkarkoj nga detyra nënkryetaren e komunës, zonjën Sladjana Pantovic. Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës.
Pavarësisht kësaj, unë do të vazhdoj të punoj dhe shërbej bazuar në obligimet, detyrat dhe kompetencat e mia si kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, pa dallim.