Erdoğan: Së pari na e hapni rrugën për në BE, ne ia hapim rrugën Suedisë për në NATO
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se do të kërkojë në Samitin e NATO-s që të hapet rruga për anëtarësimin e Ankarasë në BE, në mënyrë që Türkiye të hapë rrugën për anëtarësimin e Suedisë në NATO, raporton Anadolu.
“U bëj thirrje vendeve që e kanë mbajtur Türkiyen në pritje pranë dyerve të BE-së për më shumë se 50 vje
Së pari, hapjani rrugën Türkiyes për në BE dhe më pas do t’i hapim rrugën Suedisë ashtu siç bëmë për Finlandën”, tha Erdoğan në një konferencë shtypi në Istanbul përpara se të nisej për në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, për të marrë pjesë në Samitin e radhës të NATO-s.
Erdoğan përsëriti gjithashtu se anëtarësimi i Suedisë në NATO varet nga përmbushja e çështjeve të përmendura në marrëveshjen trepalëshe të vitit të kaluar të nënshkruar në Madrid gjatë një samiti të NATO-s.
Vendimi përfundimtar për pranimin e Stockholmit në NATO i takon parlamentit turk, theksoi ai.
Gjatë samitit dy-ditor të NATO-s në Vilnius, udhëheqësit do të trajtojnë luftën Rusi-Ukrainë, sfidat e saj ndaj NATO-s dhe hapat për të forcuar mbrojtjen dhe parandalimin e aleancës ushtarake. Kërkesa e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO do të jetë gjithashtu në agjendë.
Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi luftën kundër Ukrainës në shkurt 2022.
Edhe pse Türkiye ka miratuar anëtarësimin e Finlandës në NATO, ajo pret që Suedia të përmbushë angazhimet e saj sipas marrëveshjes.
Më parë, Erdoğan ka nënvizuar se Suedia nuk mund të shpresojë të anëtarësohet në NATO për sa kohë që u jep strehë dhe dritë jeshile terroristëve dhe mbështetësve të terroristëve.
Për t’u bashkuar me NATO-n, Suedia ka nevojë për miratimin e të gjithë anëtarëve të saj aktualë, duke përfshirë Türkiyen, e cila ka qenë në aleancë për më shumë se 70 vjet dhe ka ushtrinë e dytë më të madhe brenda saj.