Kronikë e zezëMaqedoniTop Lajme

Gjuajtje me armë në Greqi ndaj dy personave nga Shkupi, njëri vritet, tjetri në gjendje të rëndë

Shpërndaje

Sipas informacioneve fillestare, sulmuesit me maska kanë gjuajtur mbi 20 plumba në drejtim të dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut, raportojnë mediat greke, përcjell Observeri

Në një raportim të EPT news thuhet se policia greke po kryen procedurat e nevojshme, ndërsa ende nuk ka ndonjë pistë hetimi për t’i gjetur vrasësit, të cilët kanë qenë me maska.

Në përleshjen e armatosur mbeti i vrarë 39 vjeçari nga Shkupi, Orhan Bajrami i njohur si “Oki”, ndërsa shoku i tij që e shoqëronte, 45 vjeçari Sead Slezoviç ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në spitalin e Polygyros.

Njoftimi shtesë:

Nga vrasja e 39 vjeçarit dhe plagosjes së 45 vjeçarit ,vazhdojnë të vijnë raportime të reja nga ana e mediave greke për mënyrën se si ndodhi kjo ngjarje e përgjakshme.

Mediat greke raportojnë për vrasjen e orëve të para të mëngjesit në Halkidiki, ku mbeti i vrarë 39 vjeçari nga Shkupi, Orhan Bajrami i njohur si “Oki”. Shoku i tij, 45 vjeçari Sead Slezoviç ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në spitalin e Polygyros.

Në një raportim të EPT news thuhet se policia greke po kryen procedurat e nevojshme, ndërsa ende nuk ka ndonjë pistë hetimi për t’i gjetur vrasësit, të cilët kanë qenë me maska.

Sipas informacioneve fillestare, sulmuesit me maska kanë gjuajtur mbi 20 plumba në drejtim të dy shtetasve të Maqedonisë.