“Dorëhiqu Mimozë”, është vetëm një nga thirrjet e protestës së sotme
Kanë dalë tashmë disa nga pankartat që do të jenë prezente në duartë e njerëzve gjatë protestës së sotme.
“Dorëhiqu Mimozë”, është vetëm një nga ato.
Në të tjerat shkruhet se: Vetarani nuk është numër; Kush përul veteranin, urren Kosovën, dhe të tjera të ngjashme.
Protesta fillon nga ora 18:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Protesta është organizuar nga OVL e UÇK-sëme qëllim të kundërshtimit të “koordinimit të Qeverisë me Milan Radojiçiç-in” dhe “kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”.
Në njoftimin e publikuar dje nga organizatorët e protestës thuhet se do të kërkohet që Mimoza Kusari-Lila ta dorëzojë mandatin e saj të deputetes.
“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet na veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojqiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”.
“Mimoza Kusari, duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiqin, kundër luftërave të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Pjesë e saj do të jenë edhe partië opozitare, si dhe shoqëria civile.