“Falë” Ejup Rustemit, tuneli para Bllacës shndërrohet në kufi të dytë me Kosovën!
Me Kosovën, jo një kufi – por janë dy! Një në Bllacë – te policia, dhe tjetri të tuneli! Janë gati gjashtë muaj që ky tunel assesi të lëshohet në qarkullim, siç ishte para se me nis rekonstruimi.
Dhe si pasojë e punimeve që nuk po përfundojnë dhe as që duket ndonjë punëtorë të tuneli, kolonat e veturave po bëhen shumë të gjata dhe pritjet për të kaluar tunelin po zgjasin deri 40 minuta, shkruan Almakos.
Sidomos tani gjatë sezonit të verës dhe kur mërgimtarët kanë ardhur si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, lëvizjet dhe pritjet e mëdha po shqetësojnë udhëtarët, kryesisht shqiptarë nga të dyja anët.
Pushtetarët duhet ta dinë se kurbetçarët vijnë të çmallen me familjet e tyre dhe nuk vijnë të bëhen pishman përgjithmonë se pse harxhuan kohën kot. Ata dhe gjithë qytetarët e vendit duhet të trajtohen me dinjitet, sepse janë ata të cilët e mbajnë gjallë buxhetin e këtij shteti, i mbajnë gjallë familjet e varfëra në këtë shtet dhe janë ata që ende po e mbajnë gjallë ëndrrën që të kthehen në vendlindjen e tyre. Fatkeqësisht politikanë si Rustemi e të tjerë, që nuk synojnë asgjë përveç interesat personale, po ua vrasin ëndrrat kurbetçinjve, po i lënë ata pa shpresa dhe i detyrojnë që mos të kthehen kurrë më në këtë vend.