Çmime të reja të derivateve të naftës
Nga mesnata çmimet e derivateve të naftës do të rriten për dy denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Nga KRRE sqarojnë se rritja vjen si pasojë e rritjes së çmimeve referente të derivateve të naftës në tregun botëror në raport me vendimin e marrë të hënën.
Sipas vendimit të ri, çmimi i Eurosuper BS-95 do të jetë 84.5 denarë për litër, i Eurosuper BS-98 86.5 denarë, i dizelit 74.5 denarë për litër dhe i vajit ekstra i lehtë për amvisëri 73.5 denarë për litër.
Rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë të mazutit për 1.337 den/kg, i cili tani do të jetë 42.338 den/kg.