Kronikë e zezëRajoniTop Lajme

Vrasja e trefishtë në familje që tronditi Kosovën, DETAJE: Gjenden dy armë brenda shtëpisë…

Shpërndaje

Policia ka dhënë detaje për rastin e djeshëm në Rufc të Vjetër të Lipjanit, ku kanë humbur jetën tre persona.

Mësohet se kryefamiljari i shtëpisë ka vrarë gruan, djalin e tij dhe më pas veten. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar kryefamiljarin të bëj këtë veprim të rëndë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë.

Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së”,- ka informuar Policia.