Taravari i përgjigjet Ahmetit: ASH është parti autonome dhe vendimet i sjell në strukturat e veta
Kreu i Aleancës për Shqiptarë i është përgjigjur deklaratave të kreut të BDI-së Ali Ahmeti, i cili sot tha se pret nga partnerët shqiptar të koalicionit që gjithashtu të japin dorëheqje nga Qeveria, nëse VMRO-DPMNE voton ndryshimet kushtetuese.
Taravari tha se ASH është parti autonome dhe vendimet i sjell në strukturat e veta.
“ASH është parti autonome dhe vendimet i sjell në strukturat e veta, duke e respektuar vetëm vullnetin e anëtarësisë dhe qytetarëve”, tha Taravari