Zendeli: Jap dorëheqje, nëse BDI e LSDM votojnë heqjen e 20% dhe në Kushtetutë të shkruhet gjuha shqipe

Shpërndaje

Deputeti i vetëm i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli ka reaguar pas vendimit të ministrave të BDI-së për të dhënë dorheqeje, e cila do të aktivizohej pasi që VMRO-DPMNE të votojë ndryshimet kushtetuese. Zendeli thotë se edhe ai është i gatshëm të jep dorëheqjen, nëse gjatë ndryshimeve kushtetuese hiqet “20%-shi” që i referohet gjuhës shqipe.

“Edhe unë si deputet jap dorëheqje nga pozita, nëse BDI e LSDM votojnë heqjen e 20% dhe në Kushtetutë të shkruhet GJUHA SHQIPE”, ka shkruar Zendeli.