RajoniTop Lajme

Kosova së shpejti edhe me një Gjykatë, Albulena Haxhiu tregon detaje

Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi se është proceduar në Qeveri Koncept Dokumenti për themelimin e Gjykatës Administrative.

Haxhiu tha se në këtë gjykatë do të adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e Punës.

“Themelimi i gjykatës në fjalë, përmbyllë krijimin e infrastruktures ligjore në fushën e drejtësisë administrative, rritë dukshëm efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve dhe lehtëson qasjen e qytetarëve në drejtësi administrative”, shkruan ajo.