Kryeministri Kurti udhëton për në Athinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Athinë të Greqisë me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Atje, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri Mitsotakis për liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet në 20-vjetorin e Samitit të Selanikut.Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.
Në njoftim thuhet se gjatë qëndrimit atje, Kurti do të zhvillojë edhe disa takime.