BotaKuriozitete

Filmohet momenti i rrëshqitjes së dheut në Francë, një re e madhe pluhuri mbuloi urën (Video)

Shpërndaje

Lidhjet hekurudhore ndërkombëtare midis Italisë dhe Francës përmes tunelit Frejus u ndërprenë “për një kohë të pacaktuar”, për shkak të një rrëshqitjeje të madhe të dheut në rajonin francez të Savojës në kufi me Piemonte, njoftoi sot komisioni ndërqeveritar italo-francez për linjën hekurudhore Torino-Lyon.

Siç raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA, rrëshqitja e dheut ka ndodhur në luginën Murien pasditen e së dielës, transmeton Telegrafi.

Komisioni tha se operatori hekurudhor francez Sncf kishte bllokuar të gjithë trenat në stacionet e tyre të nisjes, dhe se mund të kalojnë ditë dhe ndoshta javë përpara se të rikthehen shërbimet.

Edhe pse askush nuk u lëndua nga rrëshqitja e dheut, një video e një reje të madhe pluhuri që mbulonte urën u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Kjo video është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, dhe ka nxitur komente të shumta të përdoruesve të platformave të ndryshme. /Telegrafi/