MaqedoniTop Lajme

Nga 23 shtatori kërkesat për viza pune në Gjermani do të pranohen përmes një firme, dhe jo ambasadës në Shkup

Shpërndaje

Ambasada gjermane në Shkup nga 23 shtatori aplikimet për viza pune do ti pranojë përmes kompanisë VisaMetrik DOOEL dhe jo përmes ambasadës.

Këtë e bëri të ditur ambasadorja gjermane në Shkup, Petra Dreklser.

Me mënyrën e re të aplikimit, pas procedurës së shortit dhe njoftimit nga Ambasada, aplikantët në të ardhmen do të marrin një e-mail shtesë nga VisaMetrik me kërkesë përmes lidhjes speciale për të rezervuar një termin sipas dëshirës. Kështu me këtë metodë edhe hiqet caktimi i afateve fikse.

Në të ardhmen, kërkesat nuk do të dorëzohen më në Ambasadë, por ekskluzivisht në VisaMetric. Por, lidhur me këtë ambasada jep hollësi të detajuara dhe mund të drejtohen në faqen e saj.

“Procedura e re është në favor të të gjithë të interesuarve seriozë, sepse në këtë mënyrë rezervojnë takim për paraqitjen e kërkesës vetëm ata që dëshirojnë realisht dhe mund të paraqesin kërkesë. Aktualisht, çdo muaj, mbi 20% e termineve të dhëna nga Ambasada nuk përdoren. Kohët më të gjata të pritjes që rezultojnë nga kjo do të shmangen në të ardhmen. Me rastin e paraqitjes së aplikacionit në VisaMetric, aplikantët kanë mundësi të zgjedhin shërbime të tjera për të cilat paguhet tarifë, si p.sh., fotot e pasaportës në vend apo kopjimi i dokumenteve”, thotë ambasadorja Drexler.

Përveç tarifës së vizës, e cila kushton 75 euro, për shërbimin VisaMetric do të paguhen edhe 37,50 euro, të cilat duhet të paguhen menjëherë pas rezervimit online të terminit me pagesë bankare ose me para në denarë. Përpunimi dhe vendimi për aplikimet për viza do të vazhdojë të bëhet ekskluzivisht përmes Ambasadës. E njëjta gjë vlen edhe për listat mujore të pritjes për një takim si dhe për përzgjedhjen e aplikantëve me anë të shortit të kryer në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Berlin. VisaMetric LLC do të pranojë aplikime dhe do të kthejë pasaportat vetëm sipas vendimit të marrë nga Ambasada.