RajoniTop Lajme

Remi jep detaje për ndalimin nga Specialja

Shpërndaje

Ish komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi, e ka konfirmuar arrestimin dhe pastaj lirimin e tij nga misioni i EULEX-it në Kosovë, me kërkesë të Gjykatës Speciale, raporton teve1.info

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Remi ka shkruar se kërkesa e hetuesve të Speciales ka qenë kontrolli i telefonit dhe menjëherë pas tij është liruar në shtëpi.

Mustafa ka thënë se personeli i Speciales është sjellë me respekt derisa ka shtuar se tani gjendet në shtëpi.

“Sonte rreth orës 20:00 para shtëpisë time më janë prezentuar hetuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës me një urdhër nga prokuroria e Gjykatës Speciale për kontroll të telefonit. Gojarisht më shpjeguan se duhet të bëjmë një bisedë zyrtare në zyre të Eulexit.

Personeli nga Gjykata Speciale janë sjellë me respekt. Në zyre të Eulexit më është sekuestruar telefoni im dhe posa është bërë ky kontroll pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, ka përfunduar biseda dhe tani gjendem në shtëpi.

Ju faleminderit për interesimin tuaj .

Nderime!”, ka shkruar Remi