Taravari në Pitsburg pritet në takim nga zv/kryetari dhe drejtor i zyrës për menaxhim dhe buxhet i këtij qyteti, z. Jake Pawlak
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari po qëndron në një vizitë zyrtare në SHBA, ku pas Washingtonit po qëndron në Pitsburg, një ndër qytetet kryesore të shtetit të Pensilvanisë. Gjatë vizitës në Pitsburg, u prita në takim nga zv/kryetari dhe drejtor i Zyrës për Menaxhim dhe Buxhet i këtij qyteti, z. Jake Pawlak.
“Realizova edhe takime të tjera të rëndësishme me udhëheqësit e qeverisjes lokale me të cilët folëm për praktikat më të mira të aplikuara nga pushteti vendor në SHBA për partneritetet publiko-privat për përmirësimin e kapaciteteve, ndërsa u theksua se ka vend për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve tona mike.” tha Arben Taravari,