MaqedoniTop Lajme

Lloga kërcënoi me dorëheqje për shkak të ligjit për amnisti

Shpërndaje

Ministri Krenar Loga ka kërcënuar me dorëheqje, pasi ligji për amnisti me të cilin ministri paralajmëron uljen e numrit të të burgosurve në burgje është pezulluar sërish nga Qeveria.

Në seancën e sotme, sipas informacioneve të TV 24, edhe pse ka pasur një debat të hapur, ligji nuk është miratuar dhe është dërguar sërish për rishikim.

Qeveria zyrtarisht tha për TV 24 se procedura është e rregullt. Pritet një prononcim edhe nga Ministria e Drejtësisë. Siç mësohet, ministri Lloga pritet që këto ditë të ulet me kryeministrin Kovaçevski për të diskutuar për këtë propozimligj.