Maqedoni

Ngjarjet në Veri të Kosovës, Grubi: Dënoj ashpër sulmin ndaj forcave policore të Kosovës, të papranueshme zhvillimet e paramenduara destabilizuese

Shpërndaje

Plagosja dhe vrasja e policit të Republikës së Kosovës në fshatin Branjskë në veri, ka ngjallur reagime të shumta.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi e ka cilësuar si zhvillim të paramenduar e destabilizues dhe ka thënë se vepimet e tilla janë të papranueshme.

Sipas tij, sulmi dhe vrasja e policit të Kosovës është tentativë për të nxitur krizë dhe konflikt me pasoja mbi paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë.

“Dënoj ashpër sulmin ndaj forcave policore të Kosovës që la të vrarë efektivin Afrim Bunjaku dhe plagosi të tjerë në veri të Kosovës. Apeloj për kujdes dhe maturi, arrestim të menjërshëm të vrasësve, stabilizim të situatës, vendosmëri në rikthimin e rendit dhe ligjit dhe koordinim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku dhe uroj shërim të shpejtë të të plagosurve”, ka shkruar Grubi.